
Gjykata ka lënë në qeli Ilir Metën duke refuzuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e kreut të PL, Ilir Meta i cili kërkoi lirinë nga masa e sigurisë “arrest me burg”.
Meta u arrestua në 21 tetor të vitit 2024, kërkoi një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs ishte se po pengohet kandidimi i tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ish-presidenti akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Meta mbahet prej afro 4 muajsh i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.
Edhe deputetja Monika Kryemadhi e cila është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme. Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.
Ndërsa për Kryemadhin, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e GJKKO-së "detyrim paraqitje".
Lini një Përgjigje