
Aktivistes Evi Kokalari nuk i del inati me atë që ndodhi dje në kongresin e SHBA, pasi u fol dhe për rastin e Sali Berishës.
Emri i tij ka dalë në komisionin e posaçëm për efikasitetin në qeverisje. Ky komision, i ngritur nga agjencia e Elon Musk, DOGE, është pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformimin e Qeverisjes.
Në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, është folur për fondet e USAID dhe ka dëshmuar gazetari investigativ dhe autori i njohur, Tyler O’Neil. Ai ka përmendur dhe Berishën. Ai ka pretenduar se fondet e USAID u përdorën për të financuar Soros dhe përmes tij është goditur Berisha.
Dje Evi Kokalari reagoi fort, teksa të njëjtën gjë ka bërë dhe sot.
“Më poshtë gjeni dëshminë e plotë e Tyler O'Neill dje në Kongres, ku qartazi duket se informacioni për Berishën është marrë nga një artikull i Tiana Lowe Doescher te Washington Examiner.
Tiana, që deri dje në bio e saj kishte 'analist ekonomik', është ngritur profesionalisht, falë artikullit të saj për Berishën.
Tiana gjithashtu i është drejtuar SPAK si organizate kriminale, të njëjtat fjalë që Berisha ka përdorur nëpër media.
Gjithsesi, një letër shpjeguese do e ketë në dorë nesër Marjorie Taylor Greene, që në të ardhmen DOGE dhe komiteti i saj në Kongres, mos bazohet tek gënjeshtrat e Berishën.
DOGE po bën pune fantastike për të pastruar korrupsionin në qeverinë Amerikane dhe nëse Berisha mendon se do fshehë korrupsionin e tij nëpërmjet DOGE, realisht me duhet të them se është 'delusional'”, shkruan ajo.
Lini një Përgjigje