TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 22:49

Berishës i doli emri te komisioni i Elon Musk, ‘tërbohet’ Evi Kokalari: Gënjeshtër klasike dhe mashtrim super i shëmtuar

Shkruar nga Pamfleti

Berishës i doli emri te komisioni i Elon Musk, ‘tërbohet’

Sali Berisha sot u përmend dy herë në Kongresin Amerikan. Emri i tij ka dalë sot në komisionin e posaçëm për efikasitetin në qeverisje. Ky komision, i ngritur nga agjencia e Elon Musk, DOGE, është pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformimin e Qeverisjes.

Por mbi këtë zhvillim ka reaguar Evi Kokalari, e cila ka shpërthyer në akuza të forta.

Një tjetër tentativë sot nga Sali Berisha për të mashtruar anëtaret e kongresit, me ne krye Marjorie Taylor Greene, e cila tha se USAID nëpërmjet 'East-West Management Institute" ka goditur liderin e opozitës.

Ju bej me dije se kjo është gënjeshtër klasike dhe super e shëmtuar. Reforma ne drejtësi ka filluar përpara zgjedhjeve të Prillit 2021, kur shumica e kishin harruar kush ishte Sali Berisha.

Serish, Berisha po shfrytëzon një element dhe po e përdor për benefitin e tij siç beri me McGonigal, i cili as nuk donte t'ia dinte kush ishte Berisha dhe po merrej me Bashën.

Momentalisht, jam ne proces të lidhem me kongresmenen në fjalë, për ta sqaruar se kushdo që ja ka dhënë atë infon, e kanë mashtruar. Se shpejti dhe Lacivites do t’i prehen krahët dhe nëse nuk kupton që po mashtrohet, atëherë të mbajë fajet bashkë me Berishën për mashtrim te Republikaneve në Amerike.

Asnjë nga ju s'do mund te mbuloni korrupsionin tuaj dhe ta bëni këtë politike. Më shumë shtyni, më shume më mbushet mendja qe ju duhet të jeni të gjithë në burg!!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje