TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2025, 20:04

Erdogan i kujton Ramës premtimet për gylenistët/ Igli Hasani thirret në Ankara, FETO në fokus të takimeve

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan i kujton Ramës premtimet për gylenistët/ Igli Hasani
Hakan Fidan- Igli Hasani

Fidan do të kërkojë më shumë angazhim nga qeveria shqiptare për masat ndaj të ashtuquajturës organizata FETO.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vijon të ushtrojë presion ndaj qeverisë shqiptare lidhur me masat ndaj gylenistëve.

Edhe pse Fetulla Gylen tashmë ka vdekur, Erdogan vijon me gjuetinë e shtrigave ndaj atyre që ai i cilëson si FETO. Në Shqipëri ka një sërë institucionesh të financuara nga organizatat e Gylenit dhe Erdogan ka kërkuar shpesh herë nga Rama që ato të mbyllen. Deri më tani janë pranuar shumë pak kërkesa, por Erdogan nuk ndalet.

Gazeta “Turkiye Today” shkruan se nesër do të vizitojë Ankaranë ministri shqiptar i Evropës dhe Punëve të Jashtme Igli Hasani. Sipas saj, ai do të ketë një takim me homologun vendas Hakan Fidan. Në njoftim thuhet se Fidan do të kërkojë më shumë angazhim nga qeveria shqiptare për masat ndaj të ashtuquajturës organizata FETO.

Ministri i Jashtëm Fidan pritet të theksojë angazhimin e Turqisë për rritjen e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë, duke theksuar: Rëndësia e forcimit të kuadrit ligjor të partneritetit; Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në sektorët e teknologjisë, IT, energjisë dhe mbrojtjes; Nevoja për përpjekje të përbashkëta për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan; Vazhdimi i bashkëpunimit në organizata ndërkombëtare; Rëndësia e forcimit të përpjekjeve kundër terrorizmit, veçanërisht në lidhje me aktivitetet e FETO-s në Shqipëri”, thuhet në artikull.

Në çdo takim mes pushtetarëve shqiptarë dhe atyre turq, gylenistët kanë pasur fokus të veçantë. Edhe kur erdhi në Tiranë, Erdogani, në inaugurimin e xhamisë së Namazagjasë, i sulmoi. Po ashtu në takimet private me Ramën ka kërkuar dëbimin e tyre dhe mbylljen e institucioneve. Me shumë gjasë do të ketë konferencë shtypi nesër mes dy ministrave dhe do të shohim qëndrimin që do të mbajë ministri turk. /Pamfleti

Lini një Përgjigje