
Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, për mbledhjen e një dite më parë të Këshillit Bashkiak, tha se bëhet sikur nuk ekziston arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se Këshilli Bashkiak nuk bëri mbledhje urgjente, por bëri mbledhje rutinë dhe nuk u diskutua se si do kalohet kjo periudhë krize.
Ai shtoi se Këshilli Bashkiak i cili në shumicë drejtohet nga mazhoranca, nuk i mori parasysh kërkesat e opozitës.
Sipas tij, Edi Rama ka frikë nga përballja me drejtësinë nesër, ai po e trajton bashkinë si armë elektorale.
“Julian Hodaj i cili udhëhoqi mbledhjen, njëherësh zv.ministër i Brendshëm tha se nuk ju jap fjalën. Mbledhja e djeshme de fakto nuk u bë sepse nuk pati diskutim.
Këshilli Bashkiak e ka detyrë direkte sepse është organi përfaqësues pas ligjit.
Kur kryetari i bashkisë nuk është aty, kryetari në detyrë zgjidhet me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak.
Kështu që zonja Anuela Ristani duhet të votohet, ose nëse ekziston ndonjë akt tjetër që zonja Ristani të ushtrojë detyrën.
Nga ana tjetër ne na erdhën projektvendime të firmosura nga kjo zonjë. Kryetari i bashkisë vazhdon detyrën në distancë.
Edhe sikur zonja Ristani të votohet me shumicë votash, i ka detyrat e kufizuara, nuk mund të kryejë gjithë spektrin e detyrave.
Këtë krizë e vuan Tirana dhe qytetarët e Tiranës. Edi Rama ka frikë nga përballja me drejtësinë nesër, ai po e trajton bashkinë si armë elektorale.
Veliajt nuk i hiqet karrigia që të ketë mundësinë që të mbrohet sa më shumë. Vetëm për nepset e veta dhe nevojat e veta e bën Rama.
Kushtetuta është Kushtetutë, nuk ka justifikim për këtë, sepse po ndodhi kjo mund të bëhet precedentë.
Tre muaj është koha kur kryetari po nuk u paraqit në zyrë, Këshilli Bashkiak i çon Kryeministrit propozimin për shkarkim.
Tre muaj i bien në 10 maj, një ditë para zgjedhjeve. Të jeni të bindur se do shkeli sërish ligjin dhe Kushtetutën.
Për të ligji dhe Kushtetuta janë për tu grisur dhe përdorur kundër të tjerëve”, tha ai.
Lini një Përgjigje