Deputetët e komisionit “Xhafaj”, inspektim te hyrja e SPAK duke përdorur GJKKO...
Në shkelje flagrante të ligjit dhe duke u bazuar në disa vendime a kërkesa pa vlerë, Fatmir Xhafaj ka filluar të marrë rolin e “babait të gjykatave”.
Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, komisioni “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale” ka nisur një tur inspektimi për të monitoruar sigurinë në gjykata.
Ky inspektim bëhet në shkelje flagrante të ndarjes së pushteteve. I vetmi organ që refuzoi bashkëpunimin me këtë komision për të kryer inspektime ishte Prokuroria e Posaçme.
“Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit. Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me Komisionin, Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar për të kontribuar në përcjelljen e çdo informacioni të nevojshëm në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore”, shprehej SPAK.
Por duket se deputetët e Fatmir Xhafajt “kanë hyrë nga dritarja”. Edhe pse SPAK nuk e pranoi prezencën e tyre, ata kanë përdorur hyrjen e Gjykatës së Posaçme për të inspektuar situatën. GJKKO dhe SPAK përdorin të njëjtën hyrje, edhe pse ndodhen në godina të ndara.
Sot në oborrin e SPAK dhe GJKKO u pa deputeti Bledi Çomo, anëtar i komisionit, i cili bashkë me kreun e gjykatës Erion Bani inspektuan sigurinë. Ata panë nga afrër godinën ku rrinë policët, e cila po rikonstruktohet, siç shihet dhe te fotot më poshtë.

Por absurdi është se si mundet një deputet të inspektojë me sy se ku çalon siguria. Si mundet që një komision parlamentar të dërgojë deputetë nëpër gjykata dhe ata të shohin me sytë e tyre se ku çalon problemi? Siguria bëhet me projekte dhe nga ekspertë të sigurisë. Nuk mund të bëhet nga disa deputetë me kostume dhe kollare që duan të bëjnë shou dhe të dërgojnë mesazhe se janë mbi drejtësinë.
Pak ditë më parë, inspektime pati dhe në disa gjykata të tjera. Saimir Hasalla dhe Aulona Bylykbashi shkuan të monitorojnë Gjykatën e Elbasanit. Për Gjykatën e Fierit Xhafaj ka zgjedhur një deputet 31-vjeçar, Erjo Mile. Bashkë me të në Fier ishte edhe Bledi Çomo.
Në Gjykatën e Shkodrës Xhafaj ka dërguar Onid Bejleri, deputet i ri me profesion inxhinier ndërtimi. Ndërsa në Gjykatën e Tiranës ka shkuar deputeti i ri i PS, djali i aktorit Petrit Malaj.
Ky inspektim i deputetëve të komisionit nën drejtimin e Fatmir Xhafajt tregon një problem më të thellë në marrëdhëniet mes pushteteve. Në vend që të mbështeten në ekspertizën dhe procedurat ligjore, disa deputetë duket se përpiqen të tregojnë prezencën e tyre si “kontroll personal” mbi gjykatat, duke krijuar një efekt më shumë simbolik sesa real në sigurinë dhe funksionimin e drejtësisë. Kjo sjellje jo vetëm që dëmton imazhin e institucioneve, por ngre dyshime mbi respektimin e ndarjes së pushteteve dhe mbi qëllimin real të vizitave.
Siguria në gjykata nuk mund të bëhet me sy, por me planifikim, protokolle dhe ekspertizë të specializuar; çdo përpjekje për ta zëvendësuar këtë me një “shou deputetësh” mund të prodhojë më shumë konfuzion se siguri. /Pamfleti
O njerez, siguris me sy behet, shikohet dhe pastaj behen projekte per sigurine ne se calon dicka. Nuk e kuptoj SPAK. Po te shikosh deren hyrese preket pavaresis e hetimit ? Hahaha sa qesharake dhe ju I shkruani.
Me sy o shoqe, po nga ekspertete jo nga deputete barkderra. A e shef foton. Clidhje ka Bledi Como me sigurine e gjykatave. Ka mbarur per Menaxhim Biznesi.
Bledi Como ka mbaruar juridik o Mondi
Tamam si kontrolli puntor-fshatar para vitit 1990.