TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 18:52

“Nuk ndalemi deri në fitore”, Berisha: 10 shkurti, dita e kryengritjes paqësore

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ndalemi deri në fitore”, Berisha: 10 shkurti, dita e

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Foltoren para Kryeministrisë. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht kundër regjimit dhe korrupsionit.

Berisha u shpreh se beteja për dinjitetin vazhdon dhe se nuk do të ndalet. Kreu i theksoi se kryeministri Edi Rama se ka kthyer Shqipërinë, ‘në portën kryesore të trafikut të drogës’.

Berisha tha gjithashtu se protesta nuk do të ndalen deri në fitore, duke konfirmuar kështu se do të vijojnë tubimet e organizuara nga PD.

“Ju përfaqësoni guximin e tyre, kurajon, vendosmërinë dhe dashurinë për lirinë. Lebetitën një regjim anti shqiptar, armik të këtij kombi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve në të gjitha kancelaritë, mesazhin e qytertarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Me një regjim që ka shndërruar portat e Shqipërisë në platformë kryesore të helmeve të drogës, që përze çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria. Kjo është beteja për dinjitetin tonë, për tu ngritur mbi propagandën e shpifjeve të Edi Ramës dhe për ti thënë shqiptarëve dhe botës që ata që e duan Shqipërinë jemi ne.

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë. Ta përmbushin atë dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. Të përmbysim këtë të keqe të madhe. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare shpresën rinisë shqiptare, ne dalim dhe do dalim në protesta gjer në fitore. I besojmë Zotit dhe Shqipërisë. Se kjo tokë është e bekuar. Se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje