
Për analistin Edvin Kulluri, asnjë nga dy PD-të nuk mund të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thotë se partia është sot më e përcarë se ç’ishte në 2017-2021.
"KQZ sot do shqyrtojë kërkesën për regjistrim të PD në zgjedhjet e 14 majit! Në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Tiranë, kryetar i PD rezulton Lulzim Basha.
Ose KQZ do regjistrojë PD në emër të Bashës ose nuk duhet ta regjistroje farë me atë letër bakalli që e quajnë “autorizim” që s’ka as objekt, as afat e mbi të gjitha nuk mbështetet në Statutin e PDSH! Ç'ka do thotë se asnjëra palë nuk regjistrohet dot në zgjedhje!
Tragji-komedia vazhdon! Çmimi i mbështetjes që ju dha Bashës në 2017, 2019 dhe 2021 nga shumica e deputeteve, kryesisë dhe keshillit kombëtar po paguhet dhe do paguhet shtrenjtë! Krim pa ndëshkim nuk ka! Për këtë ta mbledhin mendjen mirë e gjithë trupa drejtuese hipokrite e Partisë Demokratike që e çuan PD në këtë pikë që rrezikon shkrirjen reale që i pret nga humbja e shtatë elektorale që nga 2013!
Asnjëherë nuk u reflektua për asnjë humbje që nga dita e parë e daljes në opozitë! Dhe ja ku janë! Në një vorbull groteske që ka lënë vendin pa opozite por nën një vorbull gënjeshtrash, iluzionesh dhe pafuqie që e kanë prodhuar vete!
Mos të ishte për SHBA të gjithe këta “rebelet e 8 shtatorit” do ishin sërish “në rresht për një”pas Bashës se nuk duhej prishur “uniteti i partisë”! Tani pijini lëngun! Partia u përça me keq se ç’ishte në 2017-2021, mbështetja në sheshe ka rënë në mënyre drastike dhe kutitë e votimit do jenë një dramë e paprecedente! E ndërkohe 10 vjet ikën e sa të tjerë do ikin më këtë mendësi nënshtrimi ndaj “udheheqesit” pavaresisht si quhet Lulzim Basha apo Sali Berisha! Çorbën që gatoi PD po e hanë vetë dhe po ja servirin gjithë popullit opozitar që është më i madh se oborri i PD!", shkruan ai.
Lini një Përgjigje