TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 09:08

Zgjedhjet e 14 majit, Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste ku në qendër të diskutimeve do të jenë  zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se anëtarët e kryesisë do të diskutojnë lidhur me kandidatët dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve vendore.

Në kuadër të zgjedhjeve vendore, një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me drejtuesit e partive politike kryesore në vend, PS-së, PD-së dhe PL-së, për figurën e kandidatëve që do të garojnë për kryetar bashkie.

Sipas Yuri Kim, ato e garantuan se kandidatët do të përmbushin kërkesat e ligjit për figura me integritet të pastër.

Kim ju ka dhënë një sërë ultimatumesh, duke filluar që nga blerja e votave dhe deri te siguria e të dhënave personale.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada e SHBA bën me dije se ambasadorja u ka dhënë dhe një goditje të fortë qeverisë dhe autoriteteve. Ajo ka kërkuar që të garantohet e drejta e votës për të gjithë dhe të mos ketë presione.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja Kim u takua sot me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.  Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandimet e raporteve të mëparshme e ODIHR-it. Për shembull, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, rekomandimet e ODIHR përfshinin si më poshtë: Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet”, shuhet në deklaratë.

rama ps

Lini një Përgjigje