TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 19:36

Sondazhi domethënës/ Shumica e shqiptarëve nuk e duan Metën, Ramën e Berishën, kërkohet një parti politike jashtë sistemit

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi domethënës/ Shumica e shqiptarëve nuk e duan Metën,

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Pamfleti”, 85 për qind e qytetarëve kërkojnë një forcë politike përtej sistemit...

Shqiptarëve u ka ardhur “në majë të hundës” me këtë klasë politike. Prej 32 vitesh Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk janë larguar për asnjë moment nga politika, ndërsa Edi Rama për më shumë se 20 vite ka qenë në pushtet, herë si kryetar bashkie dhe herë si kryeministër.

PD u krijua si partia e lirisë, por Berisha e ktheu atë në një parti të sunduar prej tij. Për faj të tij kjo parti ndodhet në kaos total dhe ai nuk ka ndërmend të largohet. Po ashtu në skenë ka dalë dhe Lulzim Basha, i cili u largua pas disfatave të njëpasnjëshme dhe tani do të rikthehet.

Ilir Meta krijoi LSI në vitin 2004, por kjo parti u kthye në një parti familjare që bredh pas lekut dhe pushtetit. Një vit më parë i ndërroi emrin, por damka aty i ka mbetur. Rama po ashtu ka që në vitin 2005 në krye të PS dhe e ka kthyer në një parti shtet. Tani ka shfaqur ambicie për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme.  

Të ndodhur përballë kësaj situate, duket se qytetarët e shohin “shpëtimin” te një forcë e re politike përtej këtij sistemi. “Pamfleti” prej disa ditësh ka hapur një sondazh online duke ju drejtuar lexuesve me këtë pyetje: “A mendoni se është koha për krijimin e një force politike jashtë sistemit?”.

Pjesë e sondazhit janë bërë mbi 1 mijë persona, një kampion i mjaftueshëm për të treguar prirjen në rang vendi. Sondazhi lejon të votojë një lexues vetëm një herë, që do të thotë se të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë persona të ndryshëm.

Sipas sondazhit, 85 për qind e qytetarëve kërkojnë që të krijohet një forcë politike jashtë sistemit. Vetëm 10 për qind, apo afro 100 persona janë të kënaqur me PD, PS apo LSI. Ndërkohë 5 për qind janë neutralë.

Sondazhi domethënës/ Shumica e shqiptarëve nuk e duan Metën,
Rezultati i sondazhit

Pra, shifra është një tregues i qartë se shqiptarët duan një forcë të re. Në fakt në zgjedhjet vendore u dha sinjali i parë. Arlind Qori mori afro 14 mijë vota në Tiranë, duke dalë forcë e tretë. Madje mori më shumë se PD. Pra kërkohet një frymë e re si në shumë vende fqinje, si Italia e Greqia ku partitë e reja kanë përmbysur sisteme. Nëse nuk del një forcë përtej këtij sistemi, Meta, Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi & CO nuk lëvizin nga karrigia./Pamfleti

sondazhi klasa politike

Lini një Përgjigje