TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 15:27

Kriza në PD/ Gazment Bardhi: Nuk jam kundër kandidimit të Bashës, por mbështes garën e pastër në bazë të statutit

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në PD/ Gazment Bardhi: Nuk jam kundër kandidimit të

Kreu i grupit parlament të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur në lidhje me marrëdhënien e tij me ish kreun e PD Lulzim Basha ndërsa ka theksuar se kanë një marrëdhënie politike dhe njerëzore të afërt. Bardhi ka thënë gjithashtu se nuk ka asnjë kundërshtim në lidhje me kandidimin e tij për kreun e PD.

Ai është shprehur gjithashtu se qëndrimet e tij nuk janë individuale por janë qëndrime që statusi i jep atij për pozicionin që ai ka në parti dhe nuk do të mbaj asnjë anë në lidhje me personat që kanë ambicie për të drejtuar PD-në.

“Qëndrimet e mia janë qëndrime parimore, koherente nuk kanë të bëjnë aspak me asnjë individ aq më pak me zotin Basha pasi ju jeni koshient për marrëdhënien njerëzore dhe politike shumë të afërt që unë kam me zotin Basha, por kur bëhet fjalë për vendimarrjen e sekretarit të përgjithshëm unë do të mbaj të njëjtin qëndrim që përcakto statuti i PD-së.

Unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim kur ka pasur një tjetër debat në Partinë Demokratike, ku një pjesë e anëtarëve të kuvendit të partisë duke anashkaluar sekretarin e përgjithshëm dhe këshillin Kombëtar bënë një takim me 11 dhjetor dhe secili nga ne e ka cilësuar të paligjshëm. Të njëjtin standard po mbaj dhe tani, pasi nuk po bëj debat për interesin tim personal, por për rrugën që e çon para partinë. Nuk është kurrsesi kundërshtimi im ndaj Bashës pasi marrëdhënia jonë dihet tashmë.

Që të ketë garë duhet që të ndiqen rregullat dhe në momentin që flasim pa u mbledhur këshilli kombëtar, unë njoh propozimin e kryesisë por është vetëm një nga fazat për të pasur një proces zgjedhor dhe duhet që të ndiqet procedura. Si sekretar i përgjithshëm kam drejtuar një palë zgjedhje për 2021, por nuk kam ndërhyrë në proces. Sekretari i përgjithshëm nuk mund të mbajë anë. Deri në këto momente nuk e di që zoti Basha të ketë shfaqur ambicien e tij për drejtimin e Partisë dhe unë nuk mund të aludoj. Në parim dikush që mbush kriteret sipas statutit ka të drejtë që të kandidojë”, është shprehur Bardhi për “Tirana Live”.

I pyetur nëse do të kandidojë për kreun e partisë, Bardhi ka theksuar se nuk mund dhe nuk do që të kandidojë pasi nuk ka ambicie për të drejtuar PD-në dhe situata ku është partia për momentin vetëm sekretari i Përgjithshëm është organi i vetëm ekzekutiv në detyrë.

Sipas Bardhit, interesi i tij është organizimi dhe rikonstrukturimi i partisë demokratike në mënyrë që ajo të dalë sa më e fortë.

“Unë e ripërsëris se nuk mund dhe nuk do të kandidoj, pasi nuk kam ambicie dhe së dyti për shkak të situatës ku është partia. Nuk mund të mbështes një proces fasadë që bie në kundërshtim me atë që ne në se vijon lufta dhe gjuha e ndasisë mes palëve kjo gërryen opozitën dhe fuqizon opozitën dhe forcon PS kemi nevojë që të nisim një fushatë ndërgjegjësuese brenda partisë se rruga brenda partisë dobëson opozitën dhe forcon Ramën. Ajo që ndodhi në 14 maj nuk është në interes as të PD-së as të opozitë”, tha Bardhi.

basha gazment bardhi pd

Lini një Përgjigje