TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 13:18

Edi Rama, kanal komunikimi me Vjosa Osmanin kundër Albin Kurtit?

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama, kanal komunikimi me Vjosa Osmanin kundër Albin Kurtit?
Kuri, Rama, Osmani...

Albin Kurti, e ka bërë të ditur se është gati t’i humbë të gjitha që të ruajë konseguencën apo kauzën e tij politike. E nëse përplasja do të jetë mes kauzash, humbësi është Edi Rama, i cili nuk ka kauzë…

Edi Rama i ka ndërprerë totalisht marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, prej kohësh nuk ka asnjë kontakt të nivelit të lartë qeveritar, ndërkohë që ambasadori Qemal Minxhozi në Kosovë ka relacione të përditshme me Prishtinën zyrtare.

Ndërkaq, mësohet që prej ditësh së djeshme, ndërmjet Presidentit Bajram Begaj, Edi Rama ka hapur një kanal komunikimi me Vjosa Osmanin. Me të cilën jo vetëm nuk ka pasur asnjë marrëdhënie, por edhe e ka injoruar në disa takime ndërkombëtare.

Siç mësohet, prej disa ditësh Tirana zyrtare po tenton të komunikojë me Presidenten Osmani, po edhe me deputetë të opozitës.

Rama, mësohet se po kërkon një seri vizitash në Tiranë të tre krerëve të partive të opozitës së Kosovës: PDK, LDK dhe AAK, përkatësisht liderët e tyre, duke i bërë kështu një karshillëk të fortë Albinit.

Tashmë situata është në pikën më të rëndë të marrëdhënieve Tiranë-Prishtinë.

E Rama, si një bullist politik po tenton të shkatërrojë Albin Kurtin sa të jetë e mundur politikisht.

Prej ditësh, establishment mediatik anti-Albin në Prishtinë po merr feedback nga stafi propagandistik i qeverisë shqiptare.

Dalja e Haki Abazit në një televizion të Tiranës për të sulmuar Albin Kurtin meqë ai e ka inat se nuk e mori në qeverinë e tij, duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje të madhe.

Por natyrisht, Edi Rama i ka hyrë detit më këmbë, pasi siç dihet Vetëvendosja e Albin Kurtit nuk është një parti që mund të përçahet kaq lehtë. E kanë provuar Hashim Thaçi e Isa Mustafa bashkë me oligarkët e Kosovës e nuk ja kanë arritur.

Sipas të gjitha gjasave do të kemi një stinë helmi mes shqiptarësh, ku fajin natyrisht e ka Edi Rama, por plaga që do të hapet, do të jetë shumë e thellë. Kjo aventurë e Ramës, ka shumë gjasa që të shënojnë edhe një nga veprat fatale të tij, ku do të prekë fundin, e sipas gjasave po shkon drejt perëndimit të tij politik. Pasi në këtë përplasje do të dalin gjëra që janë mbajtur rezervë për hir të qetësisë mes dy vendeve. Por normalisht, kësaj radhe nuk do të kursehet asgjë.

Rama vërtetë, mund të ndjehet i fortë sepse është në mandatin e tretë dhe është kaluar, pasi ka fituar zgjedhjet. Por nga ana tjetër Albin Kurti, e ka bërë të ditur se është gati t’i humbë të gjitha që të ruajë konseguencën apo kauzën e tij politike. E nëse përplasja do të jetë mes kauzash, humbësi është Edi Rama, i cili nuk ka kauzë.

Kësaj radhe, Albini mund të ndikojë në rrëzimin e sulltanit autokrat shqiptar. Që fundin e tij, mund ta prekë pikërisht në Kosovë…/Pamfleti

albin kurti edi rama vjosa osmani kanal komunikimi

Lini një Përgjigje