Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sërish sot për situatën e krijuar në Kosovë dhe anulimin e takimit mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.
Sipas tij, Kryeministri Edi Rama anuloi mbledhjen me urdhër nga Beogradi.
“Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit.”
Ai gjithashtu akuzoi Ramën se po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.
“Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punët e brendshme, për një problem me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje