
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve në veri të Kosovës nga forcat serbe, veprim të cilin e quajti akt terrorist të urdhëruar nga Putini i Vogël, duke ju referuar kështu presidentit serb, Vuçiç.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bersha dënoji aktuin dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të reagojë ndaj këtij akti luftënxitës.
"Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç", shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje