TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2024, 20:52

Silvio Gonzato goditje të fortë Metës dhe Berishës: Sulmet ndaj SPAK të patolerueshme, Prokuroria po korr sukses

Shkruar nga Pamfleti

Silvio Gonzato goditje të fortë Metës dhe Berishës: Sulmet

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato i ka cilësuar si të patolerueshme sulmet e politikës ndaj SPAK dhe kreut të institucionit Altin Dumani.

Teksa mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme, Gonzato thotë se e vetmja gjë që ka ndikuar integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, janë rezultatet e SPAK.

Duket se Silvio Gonzato i ka dhënë një goditje të fortë Metës dhe Berishës, teksa shprehet se Prokuria po korr sukses. Ai thotë konkretisht "ta lejojmë SPAK-un të bëjë punën e vetë".

Gonzato shprehet për TCH se një nga kërkesat që vjen nga BE-ja është që të ketë një historik solid lidhur me rastet e ndjekjes penale të korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri. Ambasadori shton se SPAK-u ka nisur ta bëjë këtë dhe kjo është gjë pozitive, shenjë se reforma po funksionon dhe po jep frytet e saj.

Intervista:

Ambasador, me të drejtë thatë më herët se nuk komentoni për rastet individuale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por si e shihni rezultatin e fundit të Prokurorisë së Posaçme, njëkohësisht sulmet e vazhdueshme ndaj kreut të këtij institucioni, zotit Altin Dumani?

Silvio Gonzato: Pra, ju e dini që unë nuk komentoj, atëherë pse më kërkoni të komentoj? Por jo, po bëj shaka. Nuk do të komentoj. E vetmja gjë që mund të them është se nëse ka një faktor që ka ndikuar në vlerësimin e situatës në sektorin e sundimit të ligjit nga Bashkimi Evropian, janë pikërisht rezultatet që po arrin SPAK-u. Dhe siç thashë, mendoj se duhet ta lejojmë SPAK-un të punojë.

Absolutisht nuk duhet të tolerojmë sulme personale ndaj disa prej përfaqësuesve të këtyre institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ne duhet t’i mbrojmë ata. Dhe ky është padyshim pozicioni im për këtë.

Më kanë thënë se gjatë një takimi me donatorët dhe kreun e SPAK-ut, zotin Altin Dumani, ju thatë, citoj: “SPAK-u po luan një rol kyç dhe vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Ju lutem, mund ta shtjelloni pak më tej deklaratën tuaj në lidhje me këtë?

Silvio Gonzato: Po, është mjaft e qartë që një nga kërkesat që vjen nga BE-ja është që të ketë një historik solid për sa i përket rasteve të ndjekjes penale kundër rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë këtu në Shqipëri. Dhe fakti që SPAK-u ka nisur ta bëjë këtë është absolutisht një shenjë pozitive. Është një shenjë se reforma po funksionon dhe po jep frytet e saj.

Lini një Përgjigje