
Lulzim Basha, ka reaguar për atentatin që tronditi Shkodrën pasditen e sotme. Ai tha se ky krim është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale.
Basha shprehet se krimi i bërë njësh me shtetin, po godet i pandëshkuar duke sjellë vdekje dhe terror. Basha akuzon kryeministrin Rama se është nën kontrollin e krimit, teksa bën thirrje që institucionet të reagojnë menjëherë për të rikthyer rendin dhe sigurinë në vend.
“Sot Shkodra është tronditur nga dora e krimit. Krimi i bërë njësh me shtetin godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje, terror dhe dhimbje.
Ngjarja e Shkodrës është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale.
Krimi e solli në pushtet Edi Ramën, sot ai i është dorëzuar pushtetit të krimit”, shkruan Basha.
Lini një Përgjigje