
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar lidhur me atentatin e sotëm në Shkodër. Sula shprehet se ngjarja është tronditëse pasi kriminelët morën jetë njerëz në mes të ditës.
Sula shprehet se shteti është nën pushtetin e bandave dhe organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë të arrrestojnë autorët. Deputeti thekson se ky është realiteti në Shqipëri.
“Shteti nën pushtetin e bandave.
Tronditëse ngjarja në Shkodër. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës.
Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët.
Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.
Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e Drejtuesve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar”, tha Sula.
Lini një Përgjigje