
Ditën e sotme është zhvilluar takimi i dytë i eurodeputetëve të PE të cilët ndodhen në Tiranë për mbledhjen e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.
Gjatë bisedimeve tnë tryeze, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, solli në vëmendje rastin e burgosjes së Ervin Salianjit.
“Mburrja e Kryeministrit për veprimet ligjore kundër gazetarëve për akuza shpifjeje, si në rastin e deputetit Salianji, nxjerr në pah një prirje shqetësuese drejt masave ndëshkuese ndaj medias. Ervin Salianji nen kryetar i grupit te PD person qe nuk ka pasur kurrë pushtet, që nuk ka ushtruar kurrë asnjë forme korrupsioni, qe ka bere shërbime publike, gjithashtu prej dy muajsh është në burgun politik duke e rendur ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë”, u shpreh Gjekmarkaj në tryezën e përbashkët me eurodeputetët.
Lini një Përgjigje