
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri. Berisha ka dënuar sulmin me vezë që iu bë eurodeputetit Fredi Beleri, teksa po dilte nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Kreu i demokratëve i ka bërë thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin ndaj Belerit. Sipas Berishës, Belerit i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futej derisa të vinte provokatori.
“Akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën! Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë.
Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje