TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 20:15

Flamur Noka shpall mbylljen e protestës: Nuk do ndalemi, do të ketë tubime të tjera!

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka shpall mbylljen e protestës: Nuk do ndalemi, do të

Protesta e opozitës është mbyllur pas rreth 3 orësh. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha se mosbindja civile do të vijojë, teksa shtoi se e vetmja zgjidhje është qeveria teknike.

Teksa falenderon protestuesit, Noka shprehet se sot ka qenë një ditë e zezë për pushtetin, pasi sipas tij qeveria është në panik sepse mosbindja civile ka filluar të japë frytet e veta.

Noka shton se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Deputeti Noka paralajmëron se do të ketë tubime të tjera, por do të njoftojë në një moment të dytë.

"Falenderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës në këtë hap të madh të mosbindjes civile sot. Falenderoj edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që shmangën, bënë gjithçka që të shmangin përplasjen në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës me heshtjen e tyre duke qëndruar në shtëpi. Sot ka qenë ditë e zezë për bandat e pushtetit. Ata kanë sjellë narko qeverinë në çdo kryqëzim që të intimidojnë opozitën, por s’kanë treguar asnjë tjetër veçse janë në panik dhe mosbindje civile ka filluar të japë frytet e veta. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do tu njoftojmë për hapat e radhës, kthim pas nuk ka", tha Noka.

Lini një Përgjigje