TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 19:15

Policia gati për të ndërhyrë, Dogjani: Largohuni, në 20:00 do t'i lirojmë vetë rrugët!

Shkruar nga Pamfleti

Policia gati për të ndërhyrë, Dogjani: Largohuni, në

Deputeti i PD, Asllan Dogjani u ka kërkuar policëve që të largohen nga protesta te Kthesa e Kazmës. Kjo pasi këta të fundit u vendos në formacion për të ndërhyrë dhe shpërndarë protestën.

Në një bisedë me efektivët e policisë, Dogjani dëgjohet të thotë se nuk ka nevojë për ndërhyrje pasi në 20:00 do lirojnë qarkullimin, pasi lejen e kanë marrë për 3 orë.

“Ne protestojmë për të drejtat tona. Edhe për ju protestojmë, drejtoheni nga banditë. Nuk keni punë me policët, ju lutem shtyhuni me andej na lini në punën tonë. Sapo të shkojë ora 8 do ikim vetë”, tha ai.

Lini një Përgjigje