TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 18:54

Nisin tensionet/ Policia vihet në lëvizje për të zhbllokuar rrugët, përplasje në Tiranë dhe Elbasan (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Nisin tensionet/ Policia vihet në lëvizje për të zhbllokuar

Deputetët e opozitës "përplasen" me efektivët: Po na provokojnë...

Forcat e policisë kanë nisur të lëvizin nga pozicionet e tyre, duke u bërë gati të ndërhyjnë forcërisht për të zhbllokuar rrugët që ka bllokuar opozita.

Te rrethrrotullimi i Kamzës, forcat Shqiponja dhe FNSH janë vënë në formacion, teksa janë afruar shumë afër me turmën.

Nisin tensionet/ Policia vihet në lëvizje për të zhbllokuar

Kjo ka sjellë dhe përplasje me deputetët, të cilët i akuzojnë efektivët se po provokojnë. Pranë tyre janë afruar deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi, të cilët kërkojnë të tërhiqen policët.

Nisin tensionet/ Policia vihet në lëvizje për të zhbllokuar

"I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës, Sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale, të tërheq narko policinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni do jetë Surreli. Çdo provokim do ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit asnjë rrugë tjetër nuk ka, largoni narko policët, këta banditë", tha Noka.  

Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër nëse nuk plotësohet kërkesa për qeveri teknike. Kam një thirrje për ministrin e Brendshëm. Mos të sillet si ministri i fundit i diktaturës. Nuk kemi dalë të bllokojmë qytetarët, por të bllokojmë qeverinë”, tha Lisandër Hoxha.

Nisin tensionet/ Policia vihet në lëvizje për të zhbllokuar

Më pas pati tensione, pasi qytetarët shynin me forcë efektivët, duke u kërkuar të kthehen atje ku ishin.

Nisin tensionet/ Policia vihet në lëvizje për të zhbllokuar

Pas Tiranës, tensionet kanë nisur edhe në Elbasan. Policia i është afruar turmës ku dhe ka pasur dhe përplasje. Policia ka kërkuar që qytetarët të lirojnë rrugën dhe kjo ka shkaktuar tensione. Më pas ndërhynë Tomor ALizoti dhe Ivi Kaso, duke i kërkuar policisë të tërhiqet. Por policia arriti ta largojë turmën, duke lirur qarkullimin. 

Nisin tensionet/ Policia vihet në lëvizje për të zhbllokuar
Përplasjet në Elbasan

Lini një Përgjigje