TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 18:18

“Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, qytetarët pankarta për Salianjin në protestën e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

“Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, qytetarët

Prej orës 17:00 opozita po proteston, si akt i dytë i mosbindjes civile duke bllokuar 6 pika kryesore në të gjithë vendin.

Një nga pikat ku mbështetës të opozitës janë mbledhur duke bllokuar aksin rrugor është ajo te ish-sheshi “Shqiponja”.

Pikërisht në këtë pikë, një prej protestuesve mban në duar një pankartë, që i referohet burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.

“Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, shkruhet në pankartë, ku në njërën anë qëndron foto e Salianjit dhe në tjetrën fotot e personazheve që janë denoncuar nga ish-deputeti demokrat, që prej disa javësh ndodhet i burgosur.

Lini një Përgjigje