
Fredi Beleri ka qenë në faqen e parë të mediave greke. Të gjitha i kanë bërë bujë vizitës së tij në Tiranë dhe incidenteve që ndodhën...
Ministria e Jashtme greke ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj Fredi Belerit. Eurodeputeti grek u prit në Tiranë me vezë dhe kos, teksa ju mbyll dera edhe nga kryeministri Rama.
Ministria e Jashtme greke akuzon autoritetet shqiptare se nuk kanë marrë masat e duhura për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve.
“Dënojmë sharjet ndaj eurodeputetit grek Freddy Beleris, gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e eurodeputetëve dhe lirinë për të kryer punën e tyre pa pengesa. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe duhet të gëzojnë respektin e duhur”, shprehet Ministria e Jashtme greke.
Ndërkohë padyshim Fredi Beleri ka qenë në faqen e parë të mediave greke. Të gjitha i kanë bërë bujë vizitës së tij në Tiranë dhe incidenteve që ndodhën. Sipas tyre, Rama anuloi në minutat e fundit takimin me grupin e eurdeputetëve dhe kjo për shkak të Belerit.
“Për herë të parë në analet e vendit të tij, Rama nuk pranoi të mirëpresë një delegacion eurodeputetësh. Një komitet, në fakt, përgjegjësia e të cilit është të kontrollojë nëse Shqipëria i plotëson kushtet për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Sigurisht që “kafshimet” që Edi Rama i rezervoi eurodeputetit të Demokracisë së Re nuk u ndalën këtu. Në veçanti, siç raportojnë burime pranë zotit Beleris , kur ai tentoi të hynte në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Parlamentit Europian, të dërguarit... nuk ia hapën derën!
Në të njëjtën kohë, Fredi Beleris nuk ka pritur një pritje të ngrohtë as në rrugët e Tiranës, i cili është sulmuar verbalisht nga një qytetar teksa po shkonte drejt parlamentit”, shkruajnë mediat greke.
Disa të tjera i kanë bërë dhe një biografi protestuesit që sulmoi Belerin, duke deklaruar se ai është një protestues i rregullt, i cili ka ngritur zërin si kundër qeverisë ashtu dhe kundër opozitës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje