TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 18:32

"Berisha dhe Meta hesape të pashlyera me drejtësinë", Romeo Kara: Arrestimi i ktheu burgut dinjitetin si institucion

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha dhe Meta hesape të pashlyera me drejtësinë",

Juristi Romeo Kara ka komentuar protestën e opozitës. Ai tha se sot politika ndodhet në një kolaps e cila ka hesape të vjetra të pa shlyera me drejtësinë. Duke iu referuar liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, juristi u shpreh se po mbajnë peng ringritjen e vendit.

Kara shprehet se opozita ka kohë që ndodhet në udhëkryq dhe sot protestojnë për llogari të Berishës dhe Metës. Juristi e cilëson si ofenduese për çdo njeri që ka dinjitet.

“Burgut iu kthye dinjiteti si institucion në Shqipëri me arrestimin e Metës”, shprehet juristi.

Kara shton se opozita dëshiron përplasje civile, të destabilizojë dhe ta çojë vendin në përçarje të tjera.

“Degradim i nocionit protestë. Politika e gjendur në kolaps e stablishmentit të vjetër që ka hesape të pakthyeshme dhe të panegocueshme me drejtësinë dhe kemi parashikuar që këta persona që janë në fund të karrierës së tyre, të turpshme fatkeq për ta, por fatmirësisht për ne, lider të opozitës dhe pozitës, që duan, apo e ndjejnë të ushqejnë politika destabilizuese që do të mbanin peng ringritjen normale të shtetit. Opozita ka kohë që është në udhëkryq, pushteti nuk po e merr më pozita për merita të saj, por fakti që ka një opozitë të tillë, e cila mendon se zëri i atij që ka marrë, ata dalin për llogari të Berishës dhe Metës, ofenduese dhe fyese për çdo njeri që ka dinjitet, që zëri i hajdutit të jetë më i lartë se i viktimës. Me çfarë guximi del në protestë. Ata duan përplasje civile, të destabilizojnë dhe ta çojnë vendin në përçarje të tjera. Mendoj se në këtë moment duhet të fokusohemi të zbatimi i rendit dhe të mos bëjmë asnjë kompromis. Kjo pamje është për të përcjellë se Shqipëria është në destabilitet, që Shqipëria ka nevojë për rotacion që është e gabuar. Ne kemi nevojë për zëra të rinj në politikë. Nuk kanë më gjë me qeverinë, e kanë me hallin e tyre. Burgut iu kthye dinjiteti si institucion në Shqipëri me arrestimin e Metës”, tha Romeo Kara.

Lini një Përgjigje