TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 18:32

Irritohet qytetari, shkon me makinë të çajë kordonin e protestuesve; ndërhyn policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Irritohet qytetari, shkon me makinë të çajë kordonin e

Bllokimi i 6 akseve kryesore të vendit nga opozita mbrëmjen e kësaj të marte ka qenë përgjithësisht i qetë.

Megjithatë një incident është regjistruar në rrethrrotullimin e Levanit, ku një qytetar me një automjet ka tentuar të çajë kordonin e protestuesve të cilët kishin bllokuar aksin rrugor që lidh Levanin me Vlorën dhe Tepelenën.

Policia reagoi menjëherë ndaj këtij incidenti, duke ndërhyrë për të larguar automjetin dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Shoferët e bllokuar në akset kryesore të vendit janë treguar relativisht të qetë dhe po presin me qetësi mbylljen e protestës.

Lini një Përgjigje