
Në rrethrrotullimin e Shkozetit në Durrës ka përfunduar protesta e sotme e mosbindjes civile të Partisë Demokratike dhe opozitës.
Pas 3 orësh bllokim, qarkullimi i mjeteve tashmë është i lirë. Në përfundim të mosbindjes civile, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka u shpreh telegrafikisht se do shiheni në protestën e radhës.
“Mirupafshim në aksioni e radhës. Qëllimi që kishim ia arritëm, rruga u bllokua, ky ishte qëllimi”, tha Paloka gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje