TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2024, 11:15

“Këndon si gjysmagjeli në majë të penxheres”, Rama ironizon Berishën dhe vijon propagandën me pensionistët: Do rrisim bonusin për fundvit!

Shkruar nga Pamfleti

“Këndon si gjysmagjeli në majë të penxheres”,

Rama ka shpalosur propagandën e përhershme në prag zgjedhjesh, teksa u ka premtuar pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, Zv.Ministrja (MEKI) Olta Manjani dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako po zhvillojnë një takim me pensionistët në Durrës për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve.

Kryeministri Rama ka shpalosur propagandën e përhershme në prag zgjedhjesh, teksa u ka premtuar pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit. Më tej, Rama ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se jepte një gjel deti për dy pensionistë.

“Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensioneve. Kur ndodh që kontributet shoqërore janë më pak se cna duhet, i marrim nga taksat. Për këtë arsye po ju them se 500 milion është cdo vit gropa që duhet të mbushim për pensionet.

Nuk ka një shpellë diku me florinj që duhet ta hapim. Çdo pension që rritet rritet për gjithmonë.  Ka dy gjëra për të bërë, e para është të fillojmë që tani.

Ka qenë njëri që ka thënë do të japim gjel. Ju kujtohet një i gjeli që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres. Edhe juve u dha një gjysmagjel.

Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionist, por një bonus  50 euro për secilin. Kjo nuk mjafton më.

 Jemi duke finalizuar rritjen e bonusit, e dyta jemi duke parë një plan rritjeje pensionesh gradual, duke shtuar pjesën tonë dhe duke rritur të ardhurat nga ata që duhet të paguajnë një për një sigurimet shoqërore”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje