TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2024, 14:48

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Spanjë, Rama: Solidaritet me popullin dhe qeverinë!

Shkruar nga Pamfleti

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Spanjë, Rama: Solidaritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës katastrofike të përmbytjeve masive që kanë përfshirë Spanjën.

Rama shprehet i tronditur nga situata e rëndë që ka përfshirë vendin si pasojë e motit të keq. Më tej kryeministri shpreh solidaritet me popullin dhe qeverinë e Spanjës.

Sipas shifrave të përditësuara nga përmbytjet në Spanjë deri tani numërohen 51 viktima.

“I tronditur thellë nga përmbytjet e rënda që prekën zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias në Spanjë, fatkeqësia më e keqe natyrore, duke vrarë të paktën 51 njerëz. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave.

Duke i dërguar forcë dhe solidaritet popullit dhe qeverisë së Spanjës! Ne dëshirojmë që të gjitha komunitetet e prekura të shërohen shpejt dhe të jenë të gatshëm për të ndihmuar”, shprehet Rama.

Lini një Përgjigje