
Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet në “Të Pashoq” ka folur për situatën politike, zgjedhjet e 11 majit dhe mundësitë për bashkëpunim me partitë e tjera të reja që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare.
Lapaj tha se është bërë çdo përpjekje për tu bashkuar, por kur pala tjetër nuk do që të bashkohet, faji nuk është i mi.
Endri Shabani mbajti krahun tuaj në atë përplasjen me Arlind Qorin? A lidhet kjo me negociatat?
Aleancë e madhe qytetarësh, do e shihni
Nuk do të jetë Arlind Qori?
Unë nuk refuzoj askënd. Vijat e kuqe janë ata që i kanë hyrë në hak shqiptarëve, ata që kanë konsumuar pushtet në Shqipëri janë vija të kuqe.
Dmth vetëm ti dhe Endri Shabani nuk keni konsumuar pushtet?
Lapaj: Janë një grup i madh qytetarësh, do e shikoni.
Listat e kandidatëve për deputet, kush do të aplikojë?
Lapaj: Çdo qytetar që aplikon do të përballet me një komision që ka disa kritere, do të kalojë në një filtër, dhe më pas ne do të kemi listën tonë. Ne po i japim mundësinë 50% e listave do të jenë nga Diaspora. Do të kemi listë në të gjithë vendin.
Këto partitë e reja, që janë parti të çuditshme sepse nuk kanë 2? Kë keni numër 2 ju?
Lapaj: Kjo është një sjellje aspak e çiltër e opinionistëve, që çuditërisht kanë vila 1 apo 2 mln dollarëshe. Unë mund tu rendis 20 persona të niveleve të larta që i kemi.
Po pse nuk e njohim ne atë?
Lapaj: Po se nuk e njeh ti nuk është tregues. Sekretari ynë i Përgjithshëm është Elton Laska. Ai është kryetar i Dhomës Avokatisë Lezhë, është prej 17 vitesh aktivist në Qarkun e Lezhës.
Lini një Përgjigje