TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2025, 15:26

“Nuk jam hajdut si i mazhorancës”, deputeti i PD sherr me gazetarin

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jam hajdut si i mazhorancës”, deputeti i PD sherr me

Një debat i fortë ka ndodhur mes deputetit të PD-së, Dashnor Sula dhe gazetarit Anri Bala, kur po diskutonin lidhur me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 11 majit.

Në studion e News24, Sula tha se nuk është dakort që të gjithë janë njëlloj, madje theksoi se edhe kur lindin, njerëzit nuk janë njëlloj.

Sula tha se hajdutë me damka ka në qeveri. Ndërsa, gazetari Bala përmendi faktin që funksionarët e PD kanë akuzuar njëri-tjetrin për hajdutë.

Debati

Dashnor Sula: Nuk jemi njësoj. Nuk jam hajdut si i maxhorancës.

Anri Bala: Ju akuzoni njëri-tjetrin si hajdut.

Dashnor Sula: Më krahason mua me Taulant Ballën? Turp të kesh.

Anri Bala: Gazment Bardhi e ka akuzuar Nokën për hajdut.

Dashnor Sula: Edhe Rama kështu thotë të gjithë njësoj janë thotë. Edhe kur lindim, nuk lindim njësoj.

Lini një Përgjigje