TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2025, 12:48

Thirri protestë kombëtare, Berisha: Më 8 Shkurt të tregojmë të gjithë fuqinë tonë

Shkruar nga Pamfleti

Thirri protestë kombëtare, Berisha: Më 8 Shkurt të

Partia Demokratike mblodhi këtë të mërkurë grupin parlamentar, ndërsa në nisje mbjati fjalën kryetari i partisë, Sali Berisha.

Ai u ndal tek protesta që selia blu do të zhvillojë më 8 Shkurt. Sipas ish-kryeministrit, në këtë ditë opozita do të tregojë të gjithë fuqinë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Data 8 është dita në të cilën ne tregojmë të gjithë fuqinë tonë në mbrojtje të votës së lirë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju dhe qytetarët e dëgjuan autopsinë që i bëri klanit Rama dhe Dumani, Arben Ahmetaj në një vërtetësi të jashtëzakonshme, me dokumente”, tha Berisha.

Para deputetëve demokratë, Berisha u shpreh se kryeministrit Edi Rama po i bëhet diskretitim i madh kombëtar e ndërkombëtar. Po ashtu, ai shtoi se shqiptarët janë të bindur se pas zgjedhjeve, në pushtet do të jetë Partia Demokratike. Për Berishën, qeverinë po e refuzon edhe diaspora.

“Emigracioni po i refuzon masivisht. Nuk janë në gjendje të filmojnë takimet e tyre sepse janë të dështuara të gjitha”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje