Ish-drejtori i rrugëve, Dashamir Xhika dhe shefi i tij Ilir Meta “hëngrën" burgun, ndërsa ish-ministri Edmond Haxhinasto nuk po preket as nga SPAK dhe po shijon miliardat e po bënë biznese ndërtimi me krushkun Nasip Naço e mafiozë italianë...

Më 25 janar 2025, paria e hajdutëve ende të lirë të Partisë së Lirisë, bëri një takim elektoral në Elbasan, me katër betime: protestat për të liruar nga burgu liderin qelibar Ilir Meta, vazhdimin e sulmeve kundër SPAK-ut, luftën kundër korrupsionit dhe rikthimin në pushtet bashkë me PD, për të shpëtuar shqiptarët nga vafëria.
Në podiumin e takimit me një grup militantësh të mbetur në këtë parti, ishte i pa përfoluri për vjedhje, Tedi Blushi, ish-këshilltar presidencal e prej 3 muajsh “regjent” i fronit të Ilir Metës.
Në podiumin e takimit të PL në Elbasan, ishte ish-ministri krye hajdut Edmond Haxhinasto, i skeduar si një rekordmen i vjedhjeve me tenderët, koncesionet dhe licencat e rrugëve, transportit, energjisë, ujësjellësve, porteve detare, Albcontrol dhe aeroportit të Rinasit.
Në podium ishte Petraq Milo, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shtetit në epokën e vjedhjeve të Ardian Fullanit dhe krye këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në podium ishte deputetja Erisa Xhixho, me bisnese në ndërtim, arsim e shëndetësi, pronare e shumë pasurive të vëna gjatë pushtetit të LSI-së me PD e PS, ose më saktë vajza e Pirro Xhixhos, i pandehur me “Arrest shtëpie” nga SPAK e GJKKO, për korrupsion kur ishte drejtor në Telecom e AKEP.
Por në podiumin e PL ishte dhe Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Rrugëve në vitet 2013-2017 si përfaqësues i LSI; i arrestuar më 2 shkurt 2018 dhe i dënuar me burg, për korrupsion me fondet e rrugës Elbasan- Gjinar, Tiranë- Elbasan e tenderë të tjerë.
Pasi udhëheqësit e Partisë së Lirisë, folën për arrestimin e padrejtë të qelibarit Ilir Meta, për vazhdimin e luftës kundër SPAK-ut dhe për luftën kundër korrupsionit, ish-ministri hajdut Edmond Haxhinasto, ia dha fjalën ish-drejtorit burgaxhi Dashamir Xhika, të cilin e prezantoi si Kryetar të PL në Qarkun Elbasan dhe anëtar kryesie të partisë.
Dhe Dashamir Xhika foli shumë ashpër kundër korrupsionit, duke deklaruar se pas marrjes së pushtetit nga PD-PL, do t’i jepet fund këtij fenomeni.
Siç duket, pas arrestimit të Ilir Metës, në podiumet e LSI me emër të ri, kanë mbetur dhe bëjnë moral e ëndërrojnë pushtet, ish-ministrat e drejtorët hajdutë, mes tyre Dashamir Xhika, i dënuar për vjedhje në tenderët e rrugëve, shumicën e të cilave ia çonte Ilir Metës e Edmond Haxhinastos.
Por me ndryshimin, se Dashmir Xhika dhe shefi i tij Ilir Meta “hëngrën" burgun, ndërsa ish-ministri Edmond Haxhinasto, nuk po preket as nga SPAK dhe po shijon miliardat e po bën biznese ndërtimi, turizmi e transportesh me krushkun Nasip Naço.
Më i zgjuari i moçalit të LSI, është ish-ministri Edmond Panariti, duke mos u dukur më në takimet dhe podiumet e kësaj partie./Pamfleti
Lini një Përgjigje