
Ky është emërimi i parë përsa i takon komisionerëve që ishin pjesë e KPK-së, si një trupë e pavarur, për të vettinguar prokurorë e gjyqtarë, në kuadrin e reformës në drejtësi.
Edmond Rrushi është dorëhequr si drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Në vend të Rrushit është emëruar Olsi Komici, një prej anëtarëve të KPK-së, institucion që u ngrit me mandat të kufizuar në kuadrin e reformës në drejtësi.
KPK përfundoi mandatin në dhjetor 2024 dhe Komici, një prej anëtarëve të trupës që kreu Vetting për gati 5 vite të prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga dita e sotme do të drejtojë një prej agjencive shtetërore që ka të bëjë me sigurinë ushqimore.
Ky është emërimi i parë përsa i takon komisionerëve që ishin pjesë e KPK-së, si një trupë e pavarur, për të vettinguar prokurorë e gjyqtarë, në kuadrin e reformës në drejtësi.
Anëtarët e KPK pas përfundimit të mandatit kërkuan që të jenë pjesë e drejtësisë së re, duke synuar pozicione në shkallën e parë apo në Apel të gjyqësor, ose në organet e Prokurorisë.
Por duket se i pari ndër to, Olsi Komici ka gjetur vendin në krye të AKU-së, duke u emëruar në këtë pozicion me vendim të Qeverisë, pas propozimit nga Ministria e Bujqësisë.
Lini një Përgjigje