TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2025, 16:42

Bllokimi i fondeve nga Trump, zbulohet lista e institucioneve shqiptare që preken; nga SPAK, te KLGJ, KLP, ministritë dhe bashkitë

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i fondeve nga Trump, zbulohet lista e institucioneve shqiptare që

Urdhri i Trump mbërrin edhe në Shqipëri, mbyllet ‘rubineti i parave’...

Zbulohet lista e  institucioneve shqiptare që preken nga urdhri ekzekutiv i Donald Trump, për të pezulluar fondet ndihmëse në shtetet aleate të SHBA.

Sapo mori detyrën, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Në urdhër, në mesin e shumë urdhrave ekzekutivë që zoti Trump firmosi në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë, thuhej se "ndihma e huaj dhe burokracia nuk janë në linjë me interesat amerikane dhe në shumë raste në mospërputhje me vlerat amerikane" .

Rrjedhimisht, zoti Trump deklaroi se “nuk do të lëvrohet më asnjë ndihmë e huaj nëse nuk përputhet plotësisht me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e urdhrit dhe menjëherë ambasada amerikane në Tiranë u ka dërguar një shkresë institucioneve shqiptare, duke informuar pezullimin e fondeve.

Shkresa përmban dhe një listë me institucionet që preken nga kjo tërheqje. Ajo i është dërguar fillimisht Ministrisë së Jashtme ku ndër të tjera thuhet: “Partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim. Ky dokument shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së".

Lista e institucioneve që preken

1.       Ministria e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

2.       Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

3.       Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

4.       Ministria e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

5.       Ministria e Mbrojtjes

6.       Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

7.       Ministria e Arsimit dhe Sportit

8.       Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

9.   Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

10.   Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

11.   Ministria e Shtetit për Qeverisjen Vendore

12.   Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

13.   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Koorporatën Elektro Energjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)

14.   Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

15.   Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

16.   Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

17.   Këshilli i Lartë Gjyqësor

18.   Këshilli i Lartë i Prokurorisë

19.   Gjykata Kushtetuese

20.  Gjykata e Lartë

21.   Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë

22.   Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

23.   Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

24.   Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

25.   Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

26.   Inspektori i Lartë i Drejtësisë

27.   Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

28.   Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)

29.   Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

30.   Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

31.   Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

32.   Të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. 

 

Bllokimi i fondeve nga Trump, zbulohet lista e institucioneve shqiptare që

 

Lini një Përgjigje