Kush janë këta njerëz që guxojnë e ngrenë duart ndaj një organizmi kushtetues?
Ka 48 orë që është vënë në zbatim një puç kushtetues në kuptimin e plotë të fjalës nga trusti i Labinot Fushës. Henri Çili, fshatari nga Labinoti që sot është një lobist përtej së majtës dhe së djathtës, i afërt me Edi Ramën; Gjergj Luca që ka marrë kazermat ushtarake të Labinotit për biznes 'peshku' dhe Evis Kushi, deputete e Elbasanit, po aktivizojnë një grusht shteti ndaj një institucioni të pavarur.
I gjithë ky grup kërkon të kthejë Eni Vasilin, kur anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk e votuan për të qenë në garën finale.
Po përse? Kush janë këta njerëz që guxojnë e ngrenë duart ndaj një organizmi kushtetues? Eni Vasili mori 4 vota pro dhe 5 kundër në mbledhjen e Këshillit Drejtues. Kjo është një garë normale, ku secili anëtar ka të drejtën e lirinë e vet.
Rikthimi i vendimit, është prishje e përbën një puç në kuptimin e vërtetë. Nuk e kanë bërë në të shkuarën edhe emra të njohur të medias, të cilët janë tërhequr për të mos ndezur polemika.
Fatos Lubonja, Mero Baze apo Iris Luarasi janë tërhequr sepse nuk kanë dashur që në emrin e tyre të krijohet një përplasje e madhe.
Sot, e gjithë kjo maskaradë nuk ka lidhje me Eni Vasilin, e cila nëse do të analizohet ka mjaft argumente ku mund të kritikohet e të mos kualifikohet, por në fund të ditës anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së kanë mendimin e tyre.
Trusti i Lucës dhe Çilit, të cilit i bashkëngjitet edhe Anila Basha, duan të vendosin Eni Vasilin, për ta bërë RTSH-në, një media të bizneseve të tyre. Ky lobim është më i rrezikshëm sesa puçi që ata po bëjnë prej dy ditësh.
Ç’punë kanë Henri Çili, Gjergj Luca apo Anila Basha me RTSH-në? Nëse kanë ide të konkurronjë, po përse duan të hapin fjalë se janë njerëz të Linda Ramës. E cila kësaj radhe duhet thënë se u tregua në lartësinë e duhur dhe i tha “JO”. Shkurt nuk kanë lidhje as Edi e as Linda. E Luca po shantazhon njeriun e tij, kryetarin e shoqatës së “carave” siç i pëlqen ta quajë që të përmbysë tavolinën. Vetëm, nëse e bën, kjo është vepër penale, ku si kryetari i shoqatës ashtu edhe Evis Kushi mund të përfundojnë në ndjekje penale.
Por nga ana tjetër turpi është i Ina Zhupës, e cila është bërë pedagoge e Henri Çilit, pasi ishte ndihmëse e Majlinda Bregut kur ishte ministre e Berishës. Por Zhupa, duhet ta dijë që nëse është opozitë, nuk mund të mbrojë oligarkët, edhe pse mund t’i ketë në familje, por institucionet. /Pamfleti
Lini një Përgjigje