TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2025, 13:45

Shteti është bërë njësh me krimin, SPAK vepron si vegël e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Shteti është bërë njësh me krimin, SPAK vepron si
Prokurorët e SPAK

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti një fjalim të ashpër në Komisionin e Ligjeve, ku akuzoi institucionet e drejtësisë për dështim dhe varësi nga politika.

Ai tha se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet nxori në pah krimin zgjedhor, manipulimin e votës dhe bashkëpunimin e shtetit me krimin.

“Sipas raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet nuk janë produkt i votës së lirë. Kemi bërjen njësh të shtetit me policinë dhe krimin. Janë deputetë të kësaj shumice që kanë dalë nga zgjedhje jo të lira”, deklaroi Blushi.

Ai e cilësoi “tallje” projektrezolutat e paraqitura në Komision, duke denoncuar pabarazinë në hetime mes qytetarëve dhe zyrtarëve, si dhe mungesën e ndëshkimit për aferat korruptive që, sipas tij, përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit.

“SPAK po shkel çdo ditë të drejtat e njeriut dhe vepron si pistoletë në duart e Ramës. Të hetohen aferat me inceneratorët, fondet e IPARD dhe abuzimet në energji”, shtoi deputeti.

Në fund të mbledhjes, Komisioni i Ligjeve miratoi me shumicë votash gjashtë projektrezolutat e institucioneve të pavarura, të cilat do të paraqiten për diskutim në seancën plenare të së hënës.

spak vepron si vegël e ramës

Lini një Përgjigje