Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka komentuar viodeon virale të ligjvënësit francez duke fshehur orën Rolex përpara se të jepte intervistën televiziev, ka hequr paralele më atë se çfarë ndodh me luksin e shfrenuar të minmistrave të kabinetit Rama.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ndërsa: ‘Deputetit francez fsheh orën Rolex para intervistës, ministrat në Tiranë krenohen me to’.
Një video ka ndezur polemika në Francë, ku deputeti i partisë “Francës së Pamposhtur”, Louis Boyard, shihet duke hequr fshehurazi orën e tij luksoze para se të shfaqej në një intervistë live për BFMTV.
Boyard, i njohur për sulmet kundër të pasurve, po filmohej ndërsa Asambleja Kombëtare përgatitej të votonte mbi mocionin e mosbesimit që partia e Jean-Luc Mélenchon kishte depozituar kundër kryeministrit Sébastien Lecornu. Incidenti nxiti reagime të ashpra në rrjetet sociale, me përdorues që e cilësuan si hipokrizi, duke theksuar kontrastin midis mesazhit të tij politik dhe jetesës luksoze.
Pas polemikave, deputeti publikoi një video shpjeguese, ku u shpreh se ora nuk ishte Rolex, por një Tissot 295 euro, dhuratë nga miqtë e tij, dhe se zakonisht e hiqte për të mos e dëmtuar para kamerave. Ai akuzoi gjithashtu disa media për dezinformim ndaj tij.
Lini një Përgjigje