Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka regauar lidhur me raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 11 majit.
Shehu e cilëso raportin një njollë të zezë për Shqipërinë dhe sipas tij u konfirmuan denoncimet e kreut të PD Sali Berisha.
Me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin Facebook, ligjvënësi thotë se vendi ndodhet në autokraci dhe diktaturë moderne.
“Raporti final OSBE-ODHIR, nje e vertete e hidhur, qe konfirmon Berishen!
Reflektim duke lexuar ate Raport. Nje njolle e zeze ai Raport per historine demokratike te Shqiperise, e cila mbeshtetet mbi zgjedhjet e lira. Dhe ky parim a standart u rrezua, pra demokracia quhet autokraci apo diktature moderne. Qe nga ky cast, nivel vleresimi, shpalosje e kesaj te vertete te eret, rregullat e lojes ndryshojne.
E verteta kerkon venien ne levizje te opinionit te gjere qytetar, kerkon nje levizje popullore per tju kundervene rregjimt. Kio e vertete e hidhur e konfirmur u certifikua jo vetem ne deklarata te organizmave partiake, qe i paraprine, por dhe ne ate Raport Final. Raport ai qe jo vetem sanksionon tragjedine e demokracise sone por dhe…
Rolin, qendrushmerine, vendosmerine, tej pamjen e Berishes, si shtytesi, kontribuesi, argumentuesi, qe çoi ne shpalosjen e kesaj te vertete. Berisha perseri, si shume here te tjera realizoi edhe kete mision te tij, duke bere qe dhe PD te qendroje “drejt” perpara nje realiteti te veshtire.
Ku do te shkojme neser? Kjo eshte akoma nje pyetje me shume te panjohura, nqs nuk do te kuptohet qarte mesazhi i atij raporti.
Pergjigja tashme nuk i takon vetem PD, por shume me gjere, i takon dhe qytetareve, njerezve ne terresi ne reagimin e tyre ndaj deformimit te thelle te demokracise.
Te kerkosh, te insinuosh, qe Berisha me gjithe dimensionet e tij, duhet te riktheje voten e lire ne afate ultimative, me levizje detyruese per ate, nuk eshte se paku as racionale, as reale e as e dobishme.
Berisha duhet pershendetur thellesisht per ate, qe parashikoi e ndihmoi fuqishem ne pak muaj, duke nxjerre ne “driten e diellit” te verteten e ketij vendi. Ai tashme duhet mbeshtetur e inkurajuar me te gjitha forcat per te shtyre perpara misionin e tij dhe te PD ne ndalim te revanshit te rregjimit. Mision ky i veshtire, por i realizueshem me perfshirjen e te gjithëve”, shkruan Tritan Shehu.
Lini një Përgjigje