TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2025, 09:50

Jorida Tabaku: Familjet shqiptare luftojnë për mbijetesë, Rama fsheh krizën pas shifrave

Shkruar nga Pamfleti

Jorida Tabaku: Familjet shqiptare luftojnë për mbijetesë, Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndryshimet e fundit në buxhetin e shtetit, që sipas saj nuk tregojnë forcë ekonomike, por një strategji të qëllimshme manipulimi të opinionit publik.

“Suficiti buxhetor që shpall qeveria nuk është shenjë e mirëmenaxhimit, por tregues i një krize që po fshihet pas shifrave”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se ndërkohë që familjet shqiptare luftojnë për mbijetesë, qeveria mban paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve pa i kthyer në shërbime dhe mbështetje reale.

Deputetja e PD u shpreh se sektorët jetikë për ekonominë si bujqësia dhe industria fason janë në rënie të vazhdueshme, ndërsa qeveria ka ulur fondet për bujqësinë me 6% dhe për pushtetin lokal me 10%, duke paralizuar investimet e vogla dhe shërbimet publike.

“Qeveria ato para që i mbledh nga taksat i përdor për tenderë korruptivë apo për bonuse elektorale për pensionistët sa herë që ka zgjedhje”, shtoi deputetja demokrate.

Sipas saj, në vend të një buxheti që përmbush nevojat reale të qytetarëve, Rama ka zgjedhur të vazhdojë për të 13-in vit radhazi të njëjtën mendësi ekonomike që ka sjellë varfëri, rënie prodhimi dhe rritje çmimesh.

“Shqipëria ka nevojë për një buxhet që ndihmon familjet, jo për një propagandë që fsheh krizat me numra”, përfundon Tabaku, duke bërë thirrje për politika që mbështesin shtresat e mesme, prodhuesit vendas dhe fermerët, ata që sot ndihen më të braktisurit nga qeveria.

Lini një Përgjigje