Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ku po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.
Deputeti Ervin Salianji, mes të tjerash e pyetin ministrin Hoxha edhe lidhur me iniciativën e fundit për krijimin e Shtetit Bektashi.
"Do ketë polici më vete, apo si do të funksionojë", iu drejtua Salianjit ministrit.
Gjatë raportimit në komision të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Salianji iu drejtua me ironi se Policia e Shtetit duhet të ketë rol te “shteti i ri” që do të krijohet brenda Tiranës, duke iu referuar planit për Sovranitetin e Urdhrit të Bektashinjve, pasi sipas tij në mbarë territorin autoriteti i uniformave blu nuk ekziston.
“Të kërkuarit në vend që t’i gjeni ju, ju gjejnë ata ju, ose gjejnë njëri-tjetrin dhe e vrasin. Ju jeni këtu, tritoli kërcet në Shkodër. Ju nuk dilni, por ju paguheni për të dalë. Tritol atje, vrasje këtu, bëjnë ça ju do qejfi atyre.
Ndonjë amendim të ri do të ketë policia apo do të jetë sovrane? Doni një mbështetje apo jo? Që të ketë autoritet te ky shteti i ri Policia e Shtetit. M.q.s nuk ka autoritet në terren, të ketë autoritet te shteti i ri...”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje