TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2024, 11:37

Përdorimi i ‘Sky” nga efektivët, ministri Hoxha: Përdoruesit do të përballen me ligjin!

Shkruar nga Pamfleti

Përdorimi i ‘Sky” nga efektivët, ministri Hoxha:

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, po raporton në Komisionin e Sigurisë, pas kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për një seancë dëgjimore.

I pyetur nga deputeti demokrat Ervin Salianji në lidhje me efektivët që sipas një urdhri të ish- ministrit Taulant Balla duhet të deklaronin nëse kanë përdorur ose jo aplikacionin SKY, ministri Hoxha u shpreh se kushdo që e ka përdorur, do të përballet me ligjin.

Salianji: Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY.

Ervin Hoxha: Në lidhje me Sky dhe aparatet e komunikimit që janë sekuestruar në Belgjikë, Holandë, Francë theksoj se punonjësit e policisë kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur apo jo. Ne si ministri shprehim vullnetin tonë për këto platforma të përdorura nga krimi. Ky është edhe vullneti im deri në fund si për çdo të implikuar tjetër dhe punonjës policie që i ka përdorur këto platforma do të përballen me ligjin që është në fuqi.

Lini një Përgjigje