TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2024, 11:09

Kush do të jetë drejtori i ri i Policisë? Ministri i Brendshëm tregon kur do bëhet publik emri: Katër kandidatë janë skualifikuar!

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të jetë drejtori i ri i Policisë? Ministri i

Brenda kësaj javë pritet që të bëhet publik emri i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Sigurisë tha se 4 kandidatë janë skualifikuar, ndërsa u shpreh se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili është i aftë për të fituar këtë garë.

“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbat9mit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Emrat e të skualifikuarve:

Shemsi Prençi

Ibrahim Disha

Hajrulla Xhivini

Sami Rasha

 

Lini një Përgjigje