TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2024, 10:43

Seanca me ministrin e Brendshëm, deputeti i PD përplas mikrofonin: Mos bërtit se nuk kam frikë!

Shkruar nga Pamfleti

Seanca me ministrin e Brendshëm, deputeti i PD përplas mikrofonin: Mos

Komisioni i Sigurisë ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Në Komision po raporton ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, por para se ai të merrte fjalën, deputeti i PD, Asllan Dogjani u përplas me kryetarin e Komisionit, Nasip Naço, pasi ky i fundit nuk po i jepte fjalën për procedurë.

Nasip Naço: Nëse Jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të vazhdojë ministri pastaj

Asllan Dogjani: Ka procedurë

Nasip Naco: Mos bërtit se nuk kam frikë

Asllan Dogjani: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara

Nasip Naco: E kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën  e fjalës. Nuk ka raport.

Asllan Dogjani: Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin

komisioni i sigurise pd-ps

Lini një Përgjigje