Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, thotë se aktakuza e SPAK ndaj babait të saj është një dekoratë pëe Sali Berishën.
Sipas Argita Malltezit, kjo sepse ish kryeministri ka bërë vetting-un 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe të familjes së tij.
Argita Malltezi, në një konferencë për mediat, shprehet se Berisha nuk e ka shkelur kurrë ligjin kur ka ushtruar funksione zyrtare dhe nuk ka përfituar në asnjë moment.
“Aktakuza është "dekoratë" për Sali Berishën pasi ka bërë vetting-un 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit...
Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me Fletoren Zyrtare”. , tha Argita për mediat.
Lini një Përgjigje