TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2024, 21:20

Berisha akuza Ramës: Po thur komplot me Vuçiç kundër Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Ramës: Po thur komplot me Vuçiç kundër
Kreu i PD Sali Berisha, teksa po mbante fjalim gjatë tubimeve të përditshme poshtë banesës së tij, komentoi deklaratat e Ramës në OKB.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po thur komplot me Vuçiç, kundër Kosovës.
Berisha e cilësoi Ramën si njeriun që largoi 40% të shqiptarëve në 11 vite dhe që zhyti Shqipërinë në varfëri.

“Rekordet e këqija, rekordet e zeza janë ato me të cilat garon e paraqitet sot Shqipëria, kurse derdimeni, balozi i krimit, kreu i meduzës, thur komplote të tjera në OKB kundër Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç. Ndaj dhe ftoj qytetarët të ngrihemi në betejë të pandalshme, betejë pa kthim gjer në krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira. Është radha jonë, është fitorja jonë.

Njeriu që kreu gjenocid dhe largoi rreth 40% të shqiptarëve në 11 vite. Njeriu që me vjedhjet e tij, i zhyti shqiptarët çdo vit e më thellë në varfëri. Njeriu që me vjedhjet e tij, i bëri shqiptarët nga qytetarët më të mirë paguar në rajon, në qytetarët me rrogat më të ulëta në rajon. Njeriu që dënoi qindra e mijëra të rinj të zonave rurale me mesatare, vetëm e vetëm të largohen jashtë shtetit. Njeriu që rrënoi arsimin me shpejtësi të rrufeshme, duke siguruar rënien më të madhe në botë me 68 pikë, sa asnjë vend tjetër i planetit në 8 vite, të nxënësve tanë në matematikë”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje