TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2024, 10:40

“Nuk jemi afrikanë”/ Sherr te “Siguria” për Policinë e Shtetit, Noka-Naços: Mos u bëj sufler!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk jemi afrikanë”/ Sherr te “Siguria” për
Komisioni i Sigurisë

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ku po zhvillohet një dëgjesë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me sigurinë në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha po jep informacione dhe shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Pjesë nga diskutimet: 

Flamur Noka: Deputetët e PD kemi kërkuar seancë dëgjimore me ministrin, jo sqarimore me kryetarin e komisionit. Bëj drejtuesin e mbledhjes jo suflerin e çdo deputeti që flet. Ministri është në gjendje të flasë vetë. Mos u përpiq të mbulosh situatën ku është zhytur policia e rendi me zhurmnaja e tymnaja që kërkon të krijosh.

Nasip Naço: Bëhuni deputetë euroatlantikë. Nuk jemi afrikanë.

 

 

Lini një Përgjigje