TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2024, 10:45

Debat te 'Siguria', deputeti ia plas në sy ministrit: Policia si drejtori e Ministrisë së Bujqësisë, korr vetëm hashash

Shkruar nga Pamfleti
Debat te 'Siguria', deputeti ia plas në sy ministrit: Policia si
Ministri Ervin Hoxha te Siguria

Ditën e sotme në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pa zhvillohet një seancë dëgjimore me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha me deputetët e PD për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Kryetari i këtij Komisioni, Nasip Naço tha se seanca është kërkur nga deputetët e PD dhe i dha fjalën nënkryetarit të këtij Komisioni, Ferdinand Xhaferaj.

Xhaferaj teksa ka kritikaur punën e policisë, i tha ministrit se policia është bërë si drejtori e Ministrisë së Bujqësisë që vetëm korr hashash.

Ndërsa vetë ministri shprehu shqetësimin për rezultatet e policisë, duke deklaruar se nuk është  i kënaqur me rezultatet e deritanishme, por policia do të përmirësohet në ditët në vijim.

Hoxha, i cili ka 50 ditë në detyrë, theksoi se ka gjetur një polici të konsoliduar dhe profesionale. Ai vlerësoi rendin dhe sigurinë në vend si “në parametra shumë të mirë” dhe e krahasoi situatën me ato të vendeve të BE. Megjithatë, ai pranoi se gushti kishte shënuar një rritje të vrasjeve, por theksoi se statistikat e 8 mujorit tregojnë se Shqipëria është pothuajse në të njëjtat parametra sigurie si vitin e kaluar.

Diskutimet në Komisionin e Sigurisë:

Nasip Naço: Sot kemi një seancë dëgjimore kërkuar nga deputetët e PD me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Të ftuar janë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zonja Suzana Hoxha sekretare e Përgjithshme, Sokol Bizhga, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i caktuar në deetyrë.

Ferdinand Xhaferaj, parashtroi situatën e sigurisë dhe ngjarjeve kriminale në vend dhe kërkoi “llogari” nga ministri Hoxha lidhur me krimet e ndodhura që ende nuk kanë autor.

Ferdinand Xhaferaj: Ne në një seancë maratonë, para se Kuvendi të ndërpriste punimet, kaluam projketligjin për policinë e shtetit. Ne i kërkuam ministrit të atëhershëm zotit Balla që problemet e evidentuara të shërbenin si mësime për të marrë të gjitha masat që të mos përsëriteshin më. Kërkuam që nisur nga shtimi i popullsisë në verë, të merrte masat që mos kishim shtim të aksidenteve. Po kështu, nisur nga problematikat ku organizatat kriminale vijnë në Shqipëri për të likujduar llogaritë e hapura të merreshin masat. Çfarë ndodhi? Situata degradoi shumë keq.  Gjatë tre muajve të verës kishim 288 aksidente më shumë krahasuar me një vit më parë. Lidhur me situatën e krimit në muajin gusht, kulmuam me 7 të vrarë brenda një jave. Krimi nuk e ka frikë policinë.

Krimi ekzekuton në Shkodër, Tiranë, kudo sepse nuk e ka frikë ligjin. Krimi ka shkaktuar 12 viktima në gusht. Ku qëndron polica? Viti 2020 numëroi 12 krime të pazbardhura, në 2021 21 ekzekutime pa autor. Zoti ministër, në këto kushte prezenca juaj në këtë klomision është e domosdoshme për të shopjeguar cilat janë arsyet që krimi vepron lirshëm pa e pasur frikë policisë. Cilat janë rezultatet konkrete në punën parandaluese të policisë. Çfarë masash janë marrë për të parandaluar vrasjet e paralajmëruara? Cilat janë arsyet e ndryshimeve të shpeshta në strukturën e policisë në bazë? Çfarë masash janë marrë për përdoruesit e aplikacioneve Sky dhe Encrochat? Pse SPAK e sheh policinë e shtetit si një insititucion të inkriminuar? A ju duke e turpshm që policia e shtetit është transformuar në departament të ministrisë së Bujqësisë. Policët thjesht korrin bimët narkotike pasi ato kultivohen.

Ministri Ervin Hoxha: Situata e rendit dhe e sigurisë publike është shumë e qëndrueshme në Shqipëri. Nuk jam i kënaqur për rezultatet e deritanishme të policisë së shtetit, por policia e shtetit është në krye të detyrës. Ju siguroj që kam gjetur një polici profesionale e cila më inkurajon çdo ditë të bëjë detyrën e ministrit të Brendshëm. Siguria qytetare e shtetasve shqiptarë dhe çdo individi që viziton Shqipërinë është boshti dhe fokusi i ministrisë. Vëmendja ndaj sigurisë së shqiptarëve ka udhëhequr çdo përpjekje dhe arritje të MB dhe policisë së shtetit si për hartimin e legjislacionit ashtu dhe për rritjen e bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese në vend dhe me partnerët ndërkombëtarë. Rendi dhe siguria në vend është në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e vëjmë me vendet e BE. Shqipëria vijon me rendin rritës të numrit të turistëve. Kemi pasur një sezon me zero ngjarje kriminale me pushues të huaj për të dytin vit.

Numri i automjeteve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria kaloi shifrën 7 milionë. Angazhimi i Shqipërisë dhe organizimi nga Policia e Shtetit morën vlerësimet maksimale nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit dhe delegacionet e vendeve anëtare. Ju më kërkuar informacion për ngjarjet e rënda kriminale të ndodhur a gjatë verës, për të cilat do të keni një shpjegim. Është e vërtetë që në muajin gusht të këtij viti pati një rritje të veprës penale vrasje krahasuar me muajt e tjerë. Në analizën e treguesve të 8 mujorit mbi statistikat e ngjarjeve krimianle dhe vrasjeve jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar, që kaa shënuar numrin më të ulët të vrasjeve të tre dekadat e fundit.

debat te \'siguria\' policia ervin hoxha

Lini një Përgjigje