Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka debatuar në Komisionin e Sigurisë, ku po raporton ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Salianji i bëri thirrje ministrit Hoxha të arrestojnë kandidatin për kreun e policisë së shtetit, pasi është në kërkim. Ai theksoi se gara nuk është reale, pasi sipas tij gjithçka është e paracaktuar.
Deputeti i PD i drejtoi disa pyetje ironike ministrit Hoxha, ku përfshiu edhe talljen me dietat e policëve: Meqenëse është i pakënaqur, te dekonspirimi i operacioneve, te përfshirja e krerëve të shtetit të krimi. Do jepni pagesa apo oriz dhe miell?
“Në situatën e vështirë që ju ka futur kryetari i partisë…për ruajtjen që i bëni. Tani kam disa pyetje. Këtu nuk vihet me qejf, nuk është ‘party’. Nga ato që lexoi ministri, e vërtetë ishte fjalia kur tha që nuk jam i kënaqur me punën e Taulant Ballës, Bledi Çuçit, e gjithë Shqipëria është e pakënaqur. Më vjen mire që e konfirmon. Vetëm ministri i ri e thotë. Ju që jeni deputetë, ça mbroni këtu? Meqenëse është i pakënaqur, te dekonspirimi i operacioneve, te përfshirja e krerëve të shtetit të krimi. Do jepni pagesa apo oriz dhe miell. Do keni kapacitetin që të rrisni pagat?
Se dakord që jeni i pakënaqur dhe më vjen mirë. Thatë në një deklaratë publike, të kundërtën e asaj që thatë ky. Ka një ligj dhe nuk quhet kupolë, por është kupolë mafie. Sa e kanë plotësuar prej punonjësve një urdhër të ministrit të Brendshëm të tregonin a kishin përdorur aplikacionin Sky?
Thatë që do ketë gjeneratë të re drejtuesish, po ju i keni përcaktuar? Sa herë vjen një ministër sjell nga një ligj të ri. Keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikacion. Të sjell nga karagjizoz tiktoku, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie. Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar”, u shpreh Salianji.
Lini një Përgjigje