TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2024, 22:19

Shqipëria vendi më i varfër në Evropë, Bardhi: Buxheti i qeverisë shkon për projekte korruptive!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria vendi më i varfër në Evropë, Bardhi: Buxheti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të fundit të Eurostat, që e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.

Bardhi shkruan se kjo është pasojë e 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës. Ai theksohet se nuk ka fonde për pensionistët, ndërsa thekson se buxheti i shtetit nuk shkon për qytetarët por për projekte korruptive.

Kreu i Grupit Parlamentar shton se është koha për ndryshim dhe për t'i thënë boll këtij sistemi. 

“Pasojat e 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës! Shqipëria kryeson në Europë për numrin e qytetarëve në kushtet e mbijetesës dhe në rrezik varfërie ekstreme. Kur Buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet. Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime.

Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve. Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO!", tha ai.

Lini një Përgjigje